153 familje në Kavajë futen në banesat e rindërtuara pas tërmetit, Rama ‘thumbon’ PD: Do vijnë që t’u ndërrojnë ngjyrën e bravës, se çelësat nuk ua marrin dot

27 Dhjetor 2021, 17:07 | Përditesimi i fundit: 2021-12-27 18:21:59

153 banesa u janë dorëzuar sot banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019, në Kavajë. I pranishëm në ceremoninë e dhurimit të çelësave ishte edhe kryeministri i vendit Edi Rama, i shoqëruar edhe nga ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj, të cilët  thanë se programi i Rindërtimit po e kthen sfidën e tërmetit nga një fatkeqësi, në kthesë transformimi të zonave të prekura më fort.