15-vjetori i Pavarësisë, Rrustemi: Njohja e Kosovës është rruga e vetme për Serbinë! Nurellari: Keqardhje për ata që çliruan vendin e nuk festojnë

17 Shkurt 2023, 20:19

Adnan Rrustemi dhe Adri Nurellari janë të mendimit se Kosova çdo vit ka një arsye më madhore për të festuar, pasi po konsolidohet si shtet edhe në arenën ndërkombëtare, por për ta i vetmi problem qëndron në marrëdhënie me shtetin fqinj, Serbinë e cila nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës. Ata përmendën në emision “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj planin franko-gjerman, i cili sipas tyre është një plan mirëfilltazi për një urë dialogu mes dy vendeve të cilat kanë konflikte të vazhdueshme, siç është edhe rasti i fundit i tensioneve në veri të Kosovës në muajin dhjetor