168 raste aktive me COVID-19 në Berat! Fëmije kopshtesh, nxënës shkollash, mësues dhe edukatorë të infektuar, mbyllen disa klasa

17 Dhjetor 2021, 10:54

Berati është kthyer prej disa muajsh në një nga qytetet me numrin më të lartë të të infektuarve nga Covid-19 në vend. Burime nga ISHP-ja Berat konfirmojnë se rastet e infektimeve kanë ardhur duke u shtuar nga java në javë dhe më të prekurit nga ky virus mbeten fëmijët e kopshteve e shkollave të qytetit.