18 vite nga tragjedia e 9 janarit ku u mbytën 21 shqiptarë dhe u zhdukën 8 të tjerë, familjarët kallëzojnë në SPAK: Të dënohen përgjegjësit

9 Janar 2022, 14:01

Më 9 janar të vitit 2004, në gjirin e Vlorës u përmbys një gomone që transportonte ilegalisht disa shqiptarë drejt Italisë.

Bilanci i viktimave ishte tejet i rëndë me 21 persona të mbytur zyrtarisht, dhe 8 të tjerë që ende rezultojnë të zhdukur, pasi trupat nuk u gjetën kurrë. Sot pas 18 vitesh, Shoqata e familjarëve të viktimave të kësaj tragjedie kanë bërë kallëzim në SPAK.