2 ditë para votimit, kush është presidenti i ri ?

3 Qershor 2022, 07:34

Vetëm dy ditë na ndajnë nga mbajtja e raundit të katërt për zgjedhjen e Presidentit, ndërsa në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv u trajtua identikiti i kreut të ri të shtetit. Ish-deputeti Ervin Bushati shprehet i bindur se presidenti i ri do të vijë nga radhët e socialistëve, por që nuk do të jetë i përfshirë në politikën aktive.