2 korriku ‘90, ende jashtë Europës , për fajin tonë apo të BE?

3 Korrik 2020, 10:00

Emisioni Repolitix trajtoi sot ngjarjen e 2 korrikut të vitit 1990 që kulmoi me hapjen e ambasadave për qindra shqiptarë si revoltë ndaj regjimit komunist të kohës. Ata ishin shqiptarët e parë që panë dyert e Europës ndërsa qindra mijëra të tjerë do të thërrisnin pak muaj më vonë “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Por kur kanë kaluar 30 vite nga ai zhvillim shumë I rëndësishëm ende Shqipëria vijon të mbetet shumë larg integrimit në familjen Europiane. Të ftuar në studio Akademiku Pëllumb Xhufi, Ilir Dizdari ish-kryetari I Levizjes studentore ’90-’91, Ilir Yzeiri gazetar dhe dëshmitar I zhvillimeve të korrikut 1990 si dhe konstitucionalisti Shkëlqim Hajdari, dëshmitar I ngjarjeve të ambasadave.