2 vite nga tërmeti, Laçi ende pa spital! 70 mijë banorë i drejtohen Lezhës apo Tiranës për shërbime! Qytetari: Këtu punon Erdogani, po spitalin s'po na e bën

26 Nëntor 2021, 12:00 | Përditesimi i fundit: 2021-11-26 15:43:31

Dy vite pas tërmetit, Kurbini vijon të jetë pa spital. Godina u shkatërrua nga lëkundjet sizmike të 26-nëntorit të vitit 2019-të dhe u shemb për t'i hapur rrugë rindërtimit të spitalit të ri. Por pavarësisht premtimeve se spitali do të ishte gati brenda një kohë të shpejtë, puna ende nuk ka përfunduar.