21 Janari, reagon Balla: Sali Berisha urdhëruesi politik i vrasjeve në bulevard

21 Janar 2022, 11:42

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka kujtuar sot 11 vjetorin e 21 Janarit, ku gjatë protestës paqësore u vranë 4 protestues në Bulevard. Përmes një videoje të publikuar në rrjetin social facebook Balla deklaron se më 21 Janar 2011, Sali Berisha urdhëroi të qëllohet me plumba mbi popullin që kishte dalë në protestën më të madhe kundër regjimit të tij korruptiv, duke u marrë jetën katër shqiptarëve të pafajshëm e plagosur dhjetra të tjerë. Sipas Ballës, hezitimi 11 vjeçar i prokurorisë për të marrë si fillim në pyetje dhe më pas nën akuzë atë që dha urdhërin të qëllohet mbi popullin, është turpi i drejtësisë.