21 vjeçari vrasës i policit braktisi makinën 1 km larg vendngjarjes! Helikopteri i Ministrisë së Brendshme patrullon në kërkim të autorit

28 Shtator 2021, 12:21 | Përditesimi: 28 Shtator 2021, 12:21

Të tjera detaje mësohen nga ngjarje e rëndë që tronditi Lezhën paraditen e sotme. Autori 21-vjeçar i vrasjes së oficerit të policisë ka braktisur makinën e tij vetëm 1 kilometër nga vendi i ngjarjes.

Në pamjet e siguruara nga Report Tv shikohet se si helikopteri i Ministrisë së Brendshme patrullon në Ishull Lezhë në kërkim të autorit.

r.k./Shqiptarja.com