25 prilli/Belind Këlliçi: Rama në panik, provokon tensione për të krijuar destabilizim dhe trembur elektoratin gri

15 Mars 2021, 21:53

Kandidati i PD për Tiranë, Belind Këlliçi shprehet i bindur se me afrimin e ditës së zgjedhjeve do të ketë tensionim dhe destabiliteti të vendit. Gjatë intervistës për emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, Belind Këlliçi u shpreh se këto tentativa tensionimi do të provokohen nga qeveria, pasi sipas tij Rama e di që më 25 prill do i vijë fundi. Këtë mendim Këlliçi e lidhi me incidentin në Elbasan për ditën e verës, ku tha se Rama provokoi opozitën më kalimin e tij pranë vendit ku ndodhej kryedemokrati Basha dhe më pas përmes personave të inkriminuar krijoi atë incident të turpshëm dhe të shëmtuar.