Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme. Një i ri 26-vjeçar Kliton Pira ka goditur me thikë një grua, shtetase të huaj, e cila ka dalë nga banesa ka zbritur poshtë ka kërkuar ndihmë. Ndërsa burri dyshohet se është hedhur nga kati i 8 dhe ka ndërruar jetë në vend. Gruaja e huaj e identifikuar si Jawsackie Jaboah ka ndërruar jetë në spital.
Ngjarja ka ndodhur afër shkollës Pjetër Budi, pranë Gjykatës së Tiranës, te ish-Ekspozita.














