2,7 mln euro dëm buxhetit, GJKKO liron nga arresti shtëpiak kryebashkiakun e Tropojës, Rexhë Byberi dhe nënkryetarin! Cakton detyrim paraqitjeje

1 Gusht, 11:31 | Përditesimi: 1 Gusht, 11:31

GJKKO liron nga qelia Rexhë Byberin dhe Abedin Kërrnajan. Atyre iu caktua masa detyrim paraqitjeje 1 herë në muaj. Kryetarit të Bashkisë Tropojë dhe nënkryetarit u mbaroi afati 6 mujor i masës së sigurisë. Akuzohen për prerje të paligjshme pyjesh dhe shpërdorim detyre. GJKKO nuk e kaloi dosjen për gjykim më 24 korrik, i la detyra SPAK-ut.

r.k./Shqiptarja.com