3 ditë jashtë Kuvendit, Saimir Korreshi: Më dënuan për njërën dorë!

31 Tetor 2023, 19:28

Komisioni i Etikë përjashtoi 5 deputetë të opozitës me 10 ditë nga Kuvendi pas kaosit të shkaktuar në seancën e të hënës, ku nuk munguan as aktet e dhunës. Kurse deputeti Saimir Korreshi u përjashtua me 3 ditë. I ftuar në emisionin “Frontline” në Report Tv Korreshi me nota humori tha se u “amnistua” me tre ditë për shkak dorës së thyer.

“Kisha një dorë të thyer dhe më kanë dënuar vetëm për njërën dorë”, tha Korreshi.