3 ditë pas zjarrit, te ish uzina Dinamo ende tym, në vend të tregtarëve gërmadhat e dëmit kolosal! U privatizua në ‘95-n, sot 122 aksionerë, familja Hysa 75%

11 Janar, 16:01 | Përditesimi: 11 Janar, 16:01

Tre ditë pas zjarrit që shndërroi në gërmadha 2 kapanone te tregut te ish Uzina Dinamo në Tiranë, ka ende tym. Report Tv sjell pamjet nga brenda magazinave ku në vend të mallit ka mbetur vetëm hiri i dëmeve kolosale. Tregu u krijua pas privatizimit të ish Uzinës Dinamo në vitin 1995 dhe sot zotërohet nga Roland Hysa dhe familja e tij me 75% të aksioneve. 13% i ka shteti dhe pjesën tjetër rreth 120 aksionerë të tjerë.

I.M/Shqiptarja.com