3 italiane vjedhin byzylykun me diamante në argjendarinë në Vlorë, VIDEO nga momenti

15 Mars 2022, 14:38 | Përditesimi: 15 Mars 2022, 14:38

3 vajza italiane kanë vjedhur një byzylyk me diamante në një argjendari të Vlorës. Ato kanë hyrë së bashku në argjendari dhe teksa provojnë disa  byzylykë në një moment dy prej tyre hutojnë shitësen dhe vajza tjetër e fut në xhep një nga byzylykët.

Vlera e byzylykut me diamante ishte tejet e lartë dhe u zbulua vetëm pas ikjes së tyre nga dyqani. Pas vjedhjes pronari i dyqanit e ka denoncuar në polici ku është bërë e mundur dhe identifikimi i 3 italianeve.

r.k./Shqiptarja.com