3 muaj pa marrë pagat, punonjësit e një fasoneri në Shkodër ngrihen në protestë: Pronari ka mbyllur fabrikën dhe s'na ka dhënë asnjë përgjigje

24 Nëntor 2021, 14:47 | Përditesimi: 24 Nëntor 2021, 14:47

Punonjësit e një fasonerie në Shkodër janë ngritur në protestë ditën e sotme, duke pretenduar se kanë 3 muaj pa marrë rrogat. Ata shprehen se pronari ka mbyllur në shtator dhe se nuk u ka dhënë asnjë përgjigje deri sot.

Ata kanë pa marrë pagën e muajve korrik, gusht dhe shtator. Sipas punonjësve i janë drejtuar edhe policisë, por nuk i është pranuar denoncimi, teksa theksojnë se tashmë i janë drejtuar edhe prokurorisë

r.k./Shqiptarja.com