3 vite në kërkim nga SPAK për trafikim të 446 kg kokaine, vetëdorëzohet në Spanjë djali i Erzen Breçanit! Pjesë e grupit të Ergys Dashit dhe Ervin Matës

2 Prill, 18:08 | Përditesimi: 2 Prill, 18:08

Prej gati tre vitesh i shpallur në kërkim nga SPAK për trafik ndërkombëtar kokaine, dorëzohet në Spanjë, Erlabi Breçani, djali i ish zv.drejtorit të policisë së Tiranës, Erzen Breçani. Pjesë e dosjes ‘Metamorfoza 2’, 28 vjecari akuzohet si pjesë e grupit të strukturuar kriminal të Ergys Dashit dhe Ervin Matës. Ai pritet të ekstradohet në Tiranë.

I.M/Shqiptarja.com