Vijojnë reshjet e dëborës në Malësinë e Krujës ku niveli i saj në Parkun Kombëtar ka arritur në 25-30 centimetra.
Rruga Krujë-Qafshtamë nga fshati Nuaj e deri në Qafshtamë është e bllokuar për shkak të akullit. Asnjë mjet nuk qarkullon dhe disa fshatra janë të izoluar. Në terren nuk ka asnjë mjet për të hapur rrugën e pastruar dëborën e ngricat.
Nuk raportohet për problematika të tjera apo mungesë të energjisë elektrike.














