30-minuta shi i furishëm përmbyt qendrën e qytetit të Beratit! Vështirësohet qarkullimi i mjeteve dhe këmbësorëve

18 Tetor 2021, 20:22

Kanë mjaftuar vetëm 30 minuta shi i furishëm që qendra e qytetit të Beratit të notojë në ujë. Si pasojë e reshjeve të shiut është mbuluar nga uji vendi i quajtur "Axhensi" në Berat. Prania e shiut në rrugën kryesore të qytetit ka vështirësuar jo vetëm lëvizjen e automjeteve, por edhe të këmbësorëve. Shkak për përmbytjen e rrugës janë bërë bllokimet e kanalizimeve të ujërave dhe pusetat në aksin kthesa e gjykatës-axhensi.