31-vjeçari shqiptar vdiq nga përdorimi mbidozës së ilaçeve? Mjeku në Repolitix: Mundësitë janë të pakta, ka dyshime se kemi të bëjmë më trafikim organesh

3 Shkurt 2021, 22:12 | Përditesimi i fundit: 2021-02-03 22:43:29

Mjeku Engjëll Bejtja i ftuar në emisionin Repolitix në Report Tv ka folur në lidhje me ngjarjen e rëndë ku 33 vjeçarit shqiptar Saimir Sula, i hoqën zemrën në një spital në Spanjë.

Mjeku kirurg tha se në rastin më të vogël vdekja mund të ketë ndodhur nga pakujdesia e mjekëve, pasi rastet e vdekshmërisë nga përdorimi i mbidozës së aliperidolit nuk ndodhin. 

Më tej mjeku shtoi se Aloperidol është një trampolizant që përdoret në kriza, që manifestohen me agresivitet nga ana e pacientit dhe nëse ky ka përdorur më para Aloperdiol, është më pak e mundur që vdekja të ketë ndodhur nga kjo.

"Përveç faktit që është vdekje, është traumë e madhe bashkëshoqërimi me momente të paqarta të rrethanave në të cilat ka ndodhur kjo vdekje, të mungesës së informacionit dhe aq më tepër kur është konstatuar mungesa e një organi. Këtu ngrihen shumë dyshime nëse vdekja ka qenë e justifikuar dhe nëse jemi në kushte të kryerjes së një trafiku organesh, pasi teorikisht është e mundur, megjithëse realisht nuk e dimë.

Në Spanjë dhe në raste të tjera kanë ndodhur histori të ngjashme. Ndoshta për faktin se Spanja ka një legjislacion të veçantë në lidhje me dhurimin e organeve. Por ligji është për qytetarët spanjollë, e thash këtë veçori, pasi kjo ka nxitur trafik ogranesh, por Spanja ka një nivel të lartë, ku është një nga vendet ku transplantimi i organeve është i suksesshëm. Midis organeve që përdoren për transplantin zemra është më e kushtueshmja.