37-vjeçari përplas 3 këmbësorë në aksin Qerret-Durrës, vdes njëri prej tyre, dy të tjerë të plagosur

2 Mars 2022, 20:09 | Përditesimi: 2 Mars 2022, 20:09

Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin Qerret-Durrës. Një 37-vjeçar me iniciale A.D ka përplasur 3 këmbësore, ku njëri prej tyre ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur.

'Rreth orës 18:40, në aksin rrugor Qerret Durrës, një automjet me drejtues shtetasin A. D., 37 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur 3 shtetas këmbësor ende të pa identifikuar.

KT/Shqiptarja.com