4 vakanca në autoritetin e dosjeve të sigurimit të shtetit, Komisioni i Ligjeve nis dëgjesat me kandidatët në garë

2 Shkurt 2022, 20:34 | Përditesimi: 2 Shkurt 2022, 20:34

Për 4 vakancat e hapura nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit kanë nisur dëgjesat në komisionin e Ligjeve. Albert Nikolla është kandidaturë e qeverisë, ndërsa Gentiana Sula që është në këtë institucion prej 5 vitesh ka shpallur vetëkandidimin. Socialistja Atemis Malo, dhe historiania Nevila Nika si dhe disa të tjerë janë ndër emrat që kërkojnë të jenë anëtarë.

AV/Shqiptarja.com