4 vatra zjarri aktive në vend/ Luftë me flakët në Finiq, Mallakastër, Mirditë dhe Bërzhitë! Vijnë 3 avionë nga Suedia e Kroacia

8 Gusht, 18:02 | Përditesimi: 8 Gusht, 18:02

19 vatra zjarri u identifikuan gjatë 24 orëve të fundit, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, prej të cilave 4 janë ende aktive; në fshatin Dhivër të Finiqit, në Lofkënd të Mallakastrës, në Vjollcë të Mirditës dhe në zonën e Bërzhitës në Tiranë, ku dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Në ndihmë të Shqipërisë kanë ardhur 2 avionë Air Tractor Fire Boss nga Suedia dhe 1 avion Canadair nga Kroacia.

    r.k./Shqiptarja.com