4 vetë në vrasjen e të riut nga ish-kunati në Lezhë

21 Shkurt 2022, 08:07 | Përditesimi: 21 Shkurt 2022, 08:07

Hetimet e Policisë Lezhë kanë identifikuar edhe një person i cili dyshohet se ka bashkëpunuar me Albert Kaca për vrasjen e Ylli Menës në shtator të vitit 2019. Viktima ishte kunati i autorit ndërsa babait i tij, Preng Mena insiston se në këtë ngjarje janë përfshirë të paktën 4 persona. Ylli Mena u aksidentua me dashje për vdekje me makinë mëngjesin e 21-shtatorit të vitit 2019-të, teksa po lëvizte në këmbë në Ishull-Lezhë.Për këtë ngjarje është marre i pandehur ish-kunati i viktimës Albert Kaca, ndaj të cilit është ngritur akuza “Vrasjes së kryer brenda rrethit familjar”, vepër kjo që parashikon një dënim nga 35 vite burgim deri në burgim të përjetshëm. Autori i dyshuar vijon të jetë në arrati dhe po gjykohet në mungesë, ndërsa divorci i viktimës me motren e auutorit është bërë shkak i krimit të rëndë. Një tjeter përson i aferm i autorit kryesor është marrë në pyetje dhe po i nështrohet ekzaminimeve, pasi i kanë dalë gjurmet në automjetin e përdorur na ngjarje, por ende nuk është arritur të provohet përfshirja e tij, ndaj dhe nuk është lëshuar urdher ndalimi.I riu u zbulua pas aplikimit që bëri për të ndjekur Akademinë e Policisë

r.k./Shqiptarja.com