42 gjyqtarë të rinj, KLGJ i shpërndan në 11 Gjykata pas 3 muajsh pritje! Mungojnë edhe 67 të tjerë

22 Tetor, 22:31 | Përditesimi: 22 Tetor, 22:31

KLGJ ka caktuar në detyrë 42 gjyqtarët e rinj, të cilët janë shpërndarë në 11 në Gjykata në vend. Elbasani, Fieri dhe Lushnja përfitojnë numrin më të madh të emërimeve, me nga 7 gjyqtarë secila. Gjykatat e tjera që do të kenë prurje të reja janë Berat, Gjirokastër, Korçë, Kukës, Lezhë, Sarandë, Shkodër dhe Vlorë.

I.M/Shqiptarja.com