42-vjeçarja në Vlorë denoncon fqinjin për dhunë: Më shtrëngoi nga fyti dhe më theu telefonin!

2 Prill, 20:17 | Përditesimi: 2 Prill, 20:17

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Vlorës, ku një 42-vjeçare me inicialet E. L., me profesion mësuese, ka denoncuar se është dhunuar nga fqinji i prindërve të saj.

Ngjarja ka ndodhur pak orë më parë në zonën e Skelës. Sipas dëshmisë së saj, fillimisht është ofenduar dhe më pas është sulmuar fizikisht, duke arritur të shpëtojë dhe të kërkojë ndihmën e policisë.

E dhunuara ka deklaruar se konflikti ka ndodhur pa asnjë shkak të mëparshëm dhe se autori është banor në të njëjtin pallat me prindërit e saj.

I.M/Shqiptarja.com