Një aksident me tre të plagosur ka ndodhur në afërsi të fshatit Vërçun në Pogradec.
Një 45-vjeçar me iniciale K.G dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar pasagjerët, shtetasja Xh. H. rreth 30 vjeçe dhe shtetasi M. H., 33 vjeç, banues në fshatin Çaushli, Maliq, si dhe vetë drejtuesi i mjetit shtetasi K. G.














