5 aventurierë zviceriano-gjermanë ndalen në Shqipëri me makinë elektrike ‘Volkswagen ID. Buzz’, së shpejti e gjeni edhe në Porsche Albania

4 Shtator 2023, 09:28

Një grup prej 5 personash që po udhëtojnë me dy makina elektrike Volksvagen ID.Buzz nga Gjeneva e Zvicrës për në Doha të Katarit, pjesë të ndalesës së tyre bënë edhe Shqipërinë. Me këtë udhëtim ata tregojnë se rrugëtimet e gjata janë komode edhe me makinë elektrike, ndërsa së shpejti ID Buzz do të jetë edhe në Shqipëri në showroom-in e Porsche Albania.