5 mijë lekë bonus, nis shpërndarja e shpërblimit të fundvitit për pensionistët dhe kategoritë e tjera! Ja kush përfiton

17 Dhjetor 2021, 14:17 | Përditesimi i fundit: 2021-12-17 17:57:00

Nga sot ka nisur shpërndarja në të gjithë vendin e shpërblimit të fundvitit për të gjithë pensionistët. Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore Astrit Hodo ka dalë sot në një konferencë për mediat dhe ka dhënë detaje. Hado është shprehur se kategoritë që përfitojnë janë të gjithë pensionistët e pleqërisë, familjarë, të invaliditetit ata që përfitojnë pension social, pension të parakohshëm, ish ushtarakët, përfitojnë të gjithë kategoritë e tjera që kanë dalë para kohe në pension.