5 mijë refugjatë janë futur në 3 muaj në vendin tonë, Nano urdhër Drejtorive të Policisë në jug dhe juglindje: Kontrolloni kufijtë

23 Dhjetor 2021, 16:07 | Përditesimi: 23 Dhjetor 2021, 16:07

Një urdhër i kryepolicit Gledis Nano është shpërndarë në Drejtoritë e Policisë të jugut dhe juglindjes, përmes së cilit kërkohet angazhim maksimal në kontroll të kufijve për kalimin e paligjshëm të klandestinëve. Nano ka kërkuar intensifikim të kontrolleve, duke iu referuar shifrave prej rreth 5 mijë raste të konstatuara në vetëm tre muajt e fundit.

r.k./Shqiptarja.com