5 Pyetjet nga Babaramo/ Prapaskenat e zgjedhjes së presidentit. Zjarri i pashuar i inceneratorëve

7 Qershor 2022, 07:20 | Përditesimi i fundit: 2022-06-07 07:21:34

Komisioni i Rithemelimit vijon ta konsiderojë ende procesin e zgjedhjes së presidentit antikushtetues. Deputeti Luçiano Boçi i ftuar në ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv shpjegon përse ‘Rithemelimi’ e quan antikushtetues, pasi sipas tij zbatimi i ligjit fillon që në momentin që ai propozohet si kandidat.

Deputeti i Partisë Socialiste Arben Pëllumbi i ftuar në '5 Pyetjet nga Babaramo' në Report Tv foli rreth procesit të zgjedhjes së Presidentit dhe mos bashkëpunimit me opozitën sa i përket zgjedhjes së kreut të shtetit.

Fakti që presidenti aktual e firmosi nga Stambolli dekretin për lirimin nga detyra të ish-shefit i shtabit të Përgjithshëm së Ushtrisë, Barjam Begajt ka sjellë shumë polemika mes Sali Berishës dhe Ilir Metës.