Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Salianji në ‘5 Pyetjet’: Dëmton imazhin e Shqipërisë, e paraqet si vend i botës së tretë

3 Qershor, 23:03

Deputeti demokrat, Ervin Salianji i ftuar në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ me gazetarin Ilir Babaramo thotë se marrëveshja me Italinë për emigrantët dëmton imazhin e Shqipërisë. Salianji tha se e paraqet Shqipërinë si një vend të botës së tretë, pasi qëllimi kryesor i marrëveshjes është dekurajimi i emigrantëve me qëllim që të mos nisen drejt Italisë pasi do përfundojnë në një vend si Shqipëria.