6 marsi, Kandidati i PD për Durrësin: Në fokus të programit kemi pastrimin e qytetit, turizmin dhe infrastrukturën urbane

18 Shkurt 2022, 13:09 | Përditesimi: 18 Shkurt 2022, 13:09

Kandidati i PD për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit në Durrës, Luan Hoti, deklaroi se ka në fokus të programit të tij pastrimin e qytetit, turizmin dhe infrastrukturën urbane.

"Lagjia 1 ku unë banoj, si mund të përfitojmë nga turizmi me një qytet të papastër. Pa bashkëbisedim, pa dëgjuar njëri-tjetrin, pa marrë vendime. Duhet të jemi të gjithë bashkë."-tha Hoti.

  •  

r.k./Shqiptarja.com