6 marsi/ Qendra Votimi në godina të amortizuara, nuk garantohet votimi në dukagjin të Shkodrës

3 Mars 2022, 19:14 | Përditesimi: 3 Mars 2022, 19:14

Bashkia e Shkodrës kishte kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvendosjen e tre qendrave të votimit me argumentin se nuk sigurohet infrastruktura e nevojshme. KQZ-ja ka refuzuar dhënien e autorizimit për ndryshimin e vendndodhjes së qendrave të votimit në njësive Shosh, Pult dhe Shalë drejt njësisë së Grudës. Madje, KQZ kërkoi që OSHEE të marrë masa për sigurimin e energjisë elektrike në këto zona të thella malore.

KT/Shqiptarja.com