63% e shqiptarëve notë pozitive mandatit të dytë të Ramës, 37% e konsiderojnë negativ

18 Shkurt 2021, 22:23 | Përditesimi i fundit: 2021-02-18 22:47:10

Në përgjithësi si e gjykoni qeverinë Rama në këtë mandat të dytë? Sipas sondazhit të realizuar nga Piepoli, 16 % e qytetarëve të përfshirë e cilësojnë të shkëlqyeshëm mandatin e dytë të qeverisë Rama. Ndërkohë pjesa më e madhe, më konkretisht 33% e vlerësojnë mirë, 14% mjaftueshëm ndërsa 18 % e konsiderojnë të dobët. Gjithashtu një pjesë e mirë e qytetarëve, 19% e cilësojnë të keq 4-vjeçarin e dytë të qeverisë socialiste.