66-vjeçarja humbi jetën nga i ftohti, drejtori i OSHEE në Fier: Kontrata i ishte ndërprerë prej 1 viti, asnjë familjar nuk bëri kërkesë për t'i rilidhur energjinë

28 Janar 2022, 13:18

66-vjeçarja Liliana Sema, e cila u gjet e pajetë në fshatin Ferras të Fierit, e ngrirë nga të ftohtët, kishte prej 1 vite i mungonte energjia elektrike në shtëpi, duke mos patur mundësi të kishte ngrohëse për ditët e acarta që 'pushtuan' vendin. Drejtori i OSHEE në Fier, Arjan Fasko ka sqaruar se Sema ka qenë pa kontratë energjie për më shumë se një vit dhe se asnjë i afërm nuk ka bërë kërkesë që asaj t'i rilidhej energjia.