7 mln turistë të padeklaruar! Shifrat zyrtare nxjerrin zbuluar evazionin në turizëm, nga 8.2 mln të huaj vetëm 1.2 milionë u akomoduan në hotele

20 Nëntor 2023, 16:45

Në nëntë muaj vetëm 1.2 milionë turistë janë akomoduar në hotele, bujtina, apo resorte, pavarësisht se në Shqipëri përgjatë kësaj periudhe kanë hyrë më shumë se 8.2 milionë shtetas të huaj. Dyshohet se kjo diferencë e madhe mes numrit të turistëve dhe akomodimit të tyre, ka si shkak kryesor informalitetin në industrinë e turizmit, që lidhet me strukturat akomoduese të pa licencuara.