7 operacione nuk e ngritën dot në këmbë, prek Stela: Hoqa dhe veshkën, por jam optimiste (27 Dhjetor 2023)

27 Dhjetor 2023, 19:35

Personazhi i radhës në “Një nga ne” është Stelina Brakaj, një vajzë 24 vjeçare me aftësi të kufizuara.

Vuan nga spina bifida, një sëmundje që e ka lënë në karrige me rrota, por pamundësia fizike nuk ia ka ndërprerë ëndrrat.

Stelina ka studiuar shkenca kompjuterike, ka pasion muzikën, nget makinën dhe çdo ditë përpiqet ta thyejë rutinën me gjëra të reja.

Gjithnjë përpiqet të qëndrojë optimiste, ndonëse herë pas herë përballet me sfida të cilat e demoralizojnë.

Mungesa e infrastrukturës për personat me aftësi të kufizuara është një nga problematikat që vihet re rëndom në qytetin bregdetar të Vlorës. Për këtë arsye Stela kërkon ndihmën e kalimtarëve që të kalojë rrugën ose për t’u ngjitur në trotuare.

Dëshira më e madhe është të punojë në profesion, por duket se kjo kategori është ende e paragjykuar nga shoqëria dhe pronarët e kompanive.