70 të burgosur në Burgun e Reçit fillojnë punë në fasoneri, ministri i Drejtësisë: Brenda vitit nisin 800 të dënuar

8 Prill 2022, 16:48 | Përditesimi: 8 Prill 2022, 16:48

Të dënuarit që vuajnë dënimin në burgun e Reçit do të mund të punojnë në fasonerinë që është çelur brenda ambienteve të vuajtjes së dënimit. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, tha se në gjithë vendin do t'u ofrohet punë 800 të dënuarve, ndërsa njoftoi se janë hequr kufizimet e pandemisë dhe tashmë lejohen takimet me familjarët.

r.k./Shqiptarja.com