77-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë, nuk mungojnë nostalgjikët e Enver Hoxhës! Nderojnë me grusht dëshmorët, në Shkodër dhe Vlorë së bashku në ceremoni me zyrtarët lokalë

29 Nëntor 2021, 14:24

Çdo vit, çdo 29 nëntor ku përkujtohet çlirimi i Shqipërisë, në nderimet dhe homazhet që u bëhen dëshmorëve të rënë për atdheun, nuk mungojnë simbolet e grushtit dhe fotot e Enver Hoxhës nga Partia Komuniste, që shkaktojnë situata të pakëndshme. Raste të tilla kanë ndodhur në Shkodër, Vlorë dhe Tiranë.