81-vjetori i Çlirimit/ Mbahen homazhet pranë Varrezave të Dëshmorëve në Lushnje, të pranishmit japin mesazhe përkujtimore

29 Nëntor 2025, 11:01 | Përditesimi: 29 Nëntor 2025, 11:01

81-vjetori i Çlirimit të vendit është përkujtuar pranë Varrezave të Dëshmorëve në Lushnje. Të pranishmit kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora me lule në memorialin që simbolizon luftën për çlirim kombëtar.

Homazheve i parapriu kryetarja e bashkisë Eriselda Sefa, deputetët Kiduina Zaka e Elton Korreshi, përfaqësues të forcave të armatosura, efektivë të policisë së shtetit dhe familjarë të të rënëve.

Kryebashkiakja dhe deputetët dhanë mesazhe përkujtimore.

r.k./Shqiptarja.com