Edhe në qytetin e Elbasanit u përkujtua 81-vjetori i çlirimit të vendit. Drejtues të pushtetit vendor, përfaqësues të forcave politike dhe familjarë të dëshmorëve, deputetë e qytetarë kryen homazhe në varrezat e dëshmorëve.
Nën ritmet e Orkestrës Frymore të qytetit, u vendosën kurora me lule në shenjë nderimi dhe respekti për të rënët në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare.













