84 ditë nga zgjedhjet e 25 Prillit , të ftuar Ivi Kaso, Floida Kërpaçi dhe Kreshnik Merxhani

2 Shkurt 2021, 07:48

Në një kohë kur Komisioni i Vlerësimit të kandidatëve për deputet është kritikuar nga vetë anëtarët e kësaj partie, Sekretari ligjor Ivi Kaso shprehet se nuk janë bërë aspak pishman! I ftuar në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv, Kaso tha se ato anëtarë që e kanë kritikuar, kanë reflektuar dhe sot janë krah drejtuesve të qarqeve në fushatën zgjedhore.

 

Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri në qarkun e Gjirokastrës, Kreshnik Merxhani thotë se kjo forcë politike ka potenciale për t'u rritur njësoj siç ka bërë në Kosovë. Gjatë një interviste në emisionin '5 pyetjet' nga gazetari Ilir Babaramo, ai tha se po punohet ende për mbylljen e listave dhe se kjo forcë politike nuk do të mjaftohet me kandidatë vetëm në 3 qarqe.

Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, Floida Kërpaçi ka shpjeguar disa prej pikave të programit ekonomik të LSI-së për zgjedhjet parlamentare më 25 prill. Një prej këtyre pikave, e cila ka ngjallur dhe debat e kuriozitet në rradhët e politikanëve dhe opinionit publik, është bonusi prej 1 mijë dollarë për çdo bebe për 25 vite.