9000 metra katrorë në bregdet biznesmenit Florenc Gjikuria për fshat turistik, PD: Ortak i Ramës, qeveria e hoqi nga zonat e mbrojtura hapësirën pyjore

12 Shtator 2022, 11:48 | Përditesimi i fundit: 2022-09-12 14:47:54

Sekretari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, deputeti Arbi Agalliu, në një dalje për mediat ka thënë sot se në një situatë kur vendi po kalon momente të vështira ekonomike qeveria punon çdo ditë vetëm për të bërë milioner një grusht të vogël njerëzish, miq, familjarë apo bashkëpunëtor të Edi Ramës.