A do ketë koalicion PS-PD pas zgjedhjeve? Gjosha në Report Tv: Do ishte vetëvrasje për Bashën

12 Tetor 2020, 22:03

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka folur gjatë një interviste tek "5 pyetjet nga Babaramo", për deklaratat e Ramës ndaj LSI-së dhe nëse mund të ketë një koalicion të mundshëm PD-LSI.

Gjosha tha se Rama ndihet i frikësuar nga LSI-ja, për zgjedhjet e ardhme të 25 prillit. Më tej Gjosha deklaroi në studion e Report Tv, se një koalicion, apo një marrëveshje midis PD-së dhe PS-së do të ishte një vetëvrasje për Lulzim Bashën dhe partinë  e tij.