Spanja, Italia dhe Anglia janë tre nga shtetet që për momentin janë në garë me Shqipërinë për të ekstraduar Dritan Rexhepin, që u arrestua në Turqi.
Po ku do ta dorëzojë Ankaraja? Ministri i Brendshëm, Taulant Balla është i bindur se Turqia do të pranojë kërkesën e dërguar nga Tirana për ta sjellë në Shqipëri.
“Unë garat i fitoj gjithmonë”- tha Balla, kur u pyet nga gazetarët.