A është e bashkuar opozita? I ftuar Agron Duka

Nesër është afati i fundit për regjistrimin në zgjedhjet lokale. Partia Demokratike do të firmosë koalicionin opozitar, por jo regjistrimin në KQZ për zgjedhjet. I ftuar në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' kryetari i PAA-së, Agron Duka zbuloi disa nga detajet e marrëveshjes, ndërsa paralajmëroi se protestat e ardhshme të opozitës mund të jenë edhe të dhunshme me qëllim detyrimin e Ramës që të ulet në tryezë. Për të zgjidhur krizën politike, përpos Ramës ai kishte një apel edhe për Bashën kur tha se dy palët duhet të lëshojnë.

"Dy krahët duhet të lëshojnë dicka për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme. Ne nuk do të regjistrohemi nesër në KQZ për zgjedhjet. Ne nesër bëjmë akt marrëveshjen me PD-në, si parakusht është formimi i qeverisë tranzitore. Nesër do i firmosim në një akt marrëveshje. Ne angazhohemi që të mos hyjmë në zgjedhjet vendore, dhe jam i bindur që nuk do të bëhen. Asnjë nga ne, apo socialistët nuk do të ishte i kënaqur sikur po krijohet kjo partia, apo joshin demokratët që të kandidojnë për bashkitë. Këta po bëjnë po mundohen që të krijojnë parti opozitare, në mënyrë që të regjistrojnë kryetarë të pavarur, madje kanë filluar bisedat. Protesta të dhunshme? Janë të pashmangshme, edhe ndonjë konflikt i mundshëm. Kjo nuk është gjendje normale.

Dhe nëse bëhen zgjedhjet dhe nëse fiton 61 bashkitë është më e ndershme sesa të krijojë këtë opozitë farsë. Ramën ka për ta mbytur pushteti i vet, pasi ka gjithçka. Ne partitë e vogla kemi kërkuar dhe kemi arritur që të bindim PD-në, që ne jemi gati të rishikojmë sistemin zgjedhor për elementë mazhoritar. Opozita në datë 11 maj ka një tjetër protestë të madhe. Protestat mund të jenë paqësore apo dicka më të dhunshme për të ulur Ramën në bisedime këtë e vendosin vetë njerëzit. Nëse nënvlerësohet cdo gjë mund të ketë reagim i ashpër që mund të sjellë pasoja negative në të gjithë vendin. Bllokim të akseve rrugore? Është një vendim i PD-së, e kam mësuar nga mediat"
 tha ai

Programe të tjera

Shiko të gjitha