A jam i kënaqur nga prokurorët e SPAK? Përgjigjet Dumani: Jam kritike edhe me veten time

22 Maj, 11:48 | Përditesimi i fundit: 2024-05-22 11:51:09

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani u pyet në komisionin e Ligjeve nëse është i kënaqur me punën e prokurorëve të SPAK.

‘Patjetër që unë jam i kënaqur nga paraqitja e tyre nga angazhimi i tyre, jam kritik me veten time ne radhë të parë dhe kam pakënaqësitë e mia dhe për kolegët prokurore. Për i vlerësoj pozitivisht. Jemi duke ecur drejt asaj që pritet nga institucioni jonë për të qenë i aftë për të ushtruar ndjekjen penale ndaj çdo funksionari publik pavarësisht fuqisë që mbajtën.’- tha Dumani.