Spiropali akuzoi Ballukun se i bëri presion përmes drejtorëve të saj, reagon kreu i Tatimeve: Deputetja dhe bashkëshorti kërcënuan inspektorët pasi i zbuluam evazion të madh në bizneset familjare

20 Nëntor, 18:47 | Përditesimi: 20 Nëntor, 18:47

Elisa Spiropali akuzoi Belinda Ballukun se i ka bërë presion asaj dhe familjes së saj përmes drejtorit të Tatimeve, Ilir Binaj, të cilin e quajti njeri të izh-zv.kryeministres. Binaj tha se Ballukun e ka takuar vetëm në aktivitete publike për shkak të detyrës dhe akuzoi deputeten Spiopali se ka kërcënuar Tatimet dhe inspektorët pasi në bizneset e familjes së saj u zbulua evazion i madh fiskal.

A.E/Shqiptarja.com