Buxheti 2027, Balla: Çmime të reduktuara për 54 produkte ushqimore, naftën dhe mbështetje për familjet e reja

19 Nëntor, 19:58 | Përditesimi: 19 Nëntor, 19:58

Taulant Balla ka ndarë një sërë përfitimesh që sjell Buxheti i Shtetit 2027, i miratuar një ditë më parë në parim në Kuvend.

Përmes një videomesazhi nga një fermë blegtorale në Kavajë, Balla bëri të ditur se nga 1 janari 2027 do të ulet TVSH-ja për 54 produkte ushqimore nga 20% në 6%, duke sjellë uljen e çmimeve për konsumatorët. Si shembull, ai përmendi qumështin, duke deklaruar se nëse aktualisht një litër kushton 1 000 lekë të vjetra në supermarket, nga janari pritet të kushtojë 880 lekë.

A.E/Shqiptarja.com